Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mediat turke japin lajmin: Ushtria jonë, gati për ndërhyrje kundër Armenisë

Turqia është rreshtuar pro Azerbajxhanit në luftën me Armeninë.

Zyrtarët turq të cituar nga mediat kanë thënë se “do t’i ofrojnë gjithçka u duhet”, autoriteteve azere.

Hurriyet raporton duke iu referuar burimeve ushtarake për një sipërmarrje edhe më të rendësishme nga shteti turk që mund të dërgojë edhe ushtarë që të luftojnë në krah të Azerbajxhanit nëse ky i fundit e kërkon këtë.

Konflikti është ndërlikuar nga reagimet e fuqive të mëdha, një nga anëtarët e NATO-s, Turqia ishte kombi i parë që njohu pavarësinë e Azerbajxhanit në 1991.

Ish Presidenti vendas Heydar Aliyev i ka përshkruar vendet si “një komb me dy shtete”.

Armenia në anën tjetër ruan ka marrëdhënie me Rusinë e cila ka një bazë ushtarake në këtë vend.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet