Marrëdhënie seksuale me të miturën prej 7 vitesh, gjykata lë në burg 39-vjecarin

Aktualitet
Marrëdhënie seksuale me të miturën prej 7 vitesh, gjykata

”Arrest me burg” për 39-vjeçarin që kryente marrëdhënie seksuale me thjeshtrën e tij të mitur.

Në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës është zhvilluar ditën e sotme, me dyer të mbyllura, seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit L.K.. Detaje tronditëse janë zbuluar gjatë kësaj faze të parë hetimesh në lidhje me çështjen. Dyshohet se i arrestuari ka abuzuar seksualisht prej disa vitesh me vajzën e mitur që gruaja e tij e ka nga martesa e parë. Aktualisht vajza është 14 vjeç, ndërsa dyshohet se i arrestuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të që kur vajza ka qenë vetëm 7 vjec.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjyqtarja e seancës e vleftësoi të ligjshëm arrestin dhe caktoi masën e sigurisë ”arrest me burg” për L. K. Ai akuzohet për veprën penale të parashikuar nga neni 100/1 Kodit Penal. Nëse gjendet fajtor nga gjykata për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën 14 vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, ligji parashikon dënimin me burgim nga 7 gjer në 15 vjet.

Ka qenë nëna e vajzës që ka zbuluar gjithçka përmes telefonit dhe menjëherë ka denoncuar rastin flagrant në polici, duke kërkuar dhe ndërhyrjen e saj.

ME TE LEXUARAT