Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 5 vende të BE kërkojnë takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurisë në OKB

Bota
Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, 5 vende të BE

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë të martën shkallëzimin e luftimeve në rajonin separatist të Nagorno-Karabakut.

Takimi me dyer të mbyllura u kërkua nga pesë vende evropiane, Britania, Belgjika, Estonia, Franca dhe Gjermania, ndërsa luftimet mes forcave të Armenisë dhe Azerbaixhanit janë intensifikuar.

Armenia tha se një avion luftarak turk F-16 rrëzoi të martën një nga aeroplanët e saj luftarakë mbi hapësirën ajrore armene duke vrarë pilotin, por Turqia e quajti këtë një pretendim “absolutisht të pavërtetë”. Turqia është aleate e ngushtë e Azerbajxhanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje të martën Armenisë dhe Azerbaixhanit që të ndalin lufimet.

Edhe Rusia bëri të hënën thirrje për uljen e tensioneve, ndërsa Turqia tha se do të mbështeste Azerbaixhanin.

Zyrtarët në Nagorno-Karabak thonë se 58 ushtarë janë vrarë që nga e diela, kur, sipas tyre, Azerbaixhani ndërmori sulme nga ajri dhe me artileri.

Nga rajoni u njoftua gjithashtu për vdekjen e dy civilëve. Nuk pati informacion zyrtar për viktima nga ana e ushtrisë së Azerbaixhanit.

Të dyja palët shkëmbyen akuza për përdorim të artilerisë së rëndë.

Nagorno-Karabaku ka një shumicë popullsie armene, por ndodhet tërësisht brenda Azerbajxhanit./VOA

 

ME TE LEXUARAT