Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lufta me Azerbajxhanin, Putin telefonon kryeministrin armen: Nevojë urgjente për armëpushim

Presidenti rus Vladimir Putin të martën u ka bërë thirrje palëve në konfliktin e Nago-Karabakut që të ndalojnë sulmet, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin armen Nikolla Pashinyan, ka deklaruar Kremlini këtë të martë.

Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe që të gjitha palët të marrin masa për të depërshkallëzuar krizën.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin se qëlluan në territoret e njëri-tjetrit dhe refuzuan presionin për të zhvilluar bisedime paqësore ndërsa konflikti i tyre rreth enklavës së Nago-Karabakut kërcënon të përhapet në një luftë të mirëfilltë e të gjithanshme.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet