Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gardianja e burgut kapet duke kryer marrëdhënie me vrasësin

Një gardiane burgu në Britaninë e Madhe është paraqitur sot para gjykatës pasi është akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të dënuar për vrasje të dyfishtë.

Gardianja Lauren Mclntyre akuzohet se është përfshirë në një marrëdhënie seksuale me të burgosurin Andrew Roberts për një periudhë katërmujore.

Roberts raportohet se është dënuar në vitin 2003 për vrasjen e të dashurës dhe vajzës së tyre tetëmuajshe.

Mclntyre thuhet se i ka dhënë një telefon të dënuarit Andrew dhe ata prej muajsh bisedonin së bashku. Madje raportohet se 32-vjeçarja i dërgonte foto të vetes së zhveshur të dënuarit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet