Eksperti i Shëndetësisë në PD replikë me Manastirliun: Gënjen në çdo fjalë! Plani i Bashës serioz

Politikë
Eksperti i Shëndetësisë në PD replikë me Manastirliun:

Eksperti i Shëndetësisë në PD,Gazment Koduzi i është përgjigjur Ministres sw Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pasi kjo e fundit replikoi me Bashën për menaxhimin e pandemisë nga qeveria.

Koduzi thotë se Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë pasi qeveria e ka kthyer mashtrimin ndaj qytetarëve në mjet kryesor komunikimi, dhe ministrja është kampione në këtë fushë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai i përmend Manastirliut faktin se Shqipëria është e fundit në rajon për testimet, mungesën e masave personale mbrojtëse për punonjësit e sistemit shëndetësor, si dhe që për 7 vite Rama as u kujtua të rrisë pagat në shëndetësi.

STATUSI I GAZMENT KODUZI

Eksperti i shëndetësisë, Gazment Koduzi i përgjigjet Manastirliut: Ja faktet pse ministrja e Shëndetësisë gënjen. Plani i prezantuar nga Basha, konkret

Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë fushë, sigurisht, pas Edi Ramës.

Plani me 5 pika për përballimin e krizës nga pandemia, i prezantuar nga Kryetari Basha sot, është serioz dhe konkret. Ogerta Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë. Shqipëria është e fundit në rajon për testimet. Kemi 28 484 testime për 1 milion banorë, seose qeveria paguan për koncesionet, jo për qytetarët.

Masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor. 1500 mjekë dhe 6600 infermierë i blejnë me paratë e tyre, sepse qeveria vjedh me tendera sekretë. Sistemi shëndetësor nuk janë vetëm 2 spitalet COVID. Ne propozojmë bonus 1000 Euro për 4 490 mjekë dhe 12 719 infermierë, që luftojnë përditë me virusin. Për 7 vjet, Edi Rama i rriti pagat pagat në shëndetësi me 0%. Rritja elektorale 40% është e pamajftueshme. Rritje reale dhe dinjitoze e pagave do të bëhet nga PD, me 1200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infernierët

 

ME TE LEXUARAT