Basha nuk tërhiqet: Do të rindërtojmë Teatrin Kombëtar aty ku ishte

Politikë
Basha nuk tërhiqet: Do të rindërtojmë Teatrin Kombëtar

Në ditën Ndëkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rithekson edhe njëherë se do ta rindërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

Në mesazhin e tij, Basha thekson se Teatri Kombëtar u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar, që u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë.

Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë.

Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës", shkruan Basha në Facebook.

 

ME TE LEXUARAT