A është dorëhequr nga posti? Lleshaj shuan zërat: Nuk komentoj lajme pa kuptim
Lajmifundit
/
29 Shtator 2020, 10:37
Politikë

TIRANE
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shuar zërat për një dorëheqje të mundshme nga posti. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Lleshaj i konsideroi zërat që flasin për dorëheqj të tij si të pavërteta.
“Nëse besoni burimet tuaja është përgjegjësi e juaj. I kam dëgjuar vonë, dhe nuk e kam zakon të komentoj lajme pa kuptim. Jam në detyrë dhe vijoj të përmbush me përgjegjësi dhe angazhim maksimal detyrën. Nuk ka asgjë të vërtetë.” u shpreh Lleshaj.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250