Skënder Brataj mesazh për infektimin e Binos: Covid-19 ka marrë përmasa të mëdha, nuk pyet dhe nuk ka radhë!

Aktualitet
Skënder Brataj mesazh për infektimin e Binos: Covid-19 ka marrë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, reagon pas infektimit me koronavirus të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një mesazhi publikuar në faqen zyrtare të Urgjencës Kombëtare, Brataj shkruan se sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë, ndërsa shton se koronavirusi tani ka marrë përmasa të mëdha dhe po infekton pa kursyer edhe personelin mjekësor.

“Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjeksor. Doktoresh Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndëtësisë shqipëtare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie. Edhe doktoresh Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoresh Silva”, shkruan Brataj.

ME TE LEXUARAT