Policia iu bëri thirrje të ndalojnë, tre të rinjtë tentojnë të largohen por kapen nga “Shigjetat”. Në çantë iu gjenden…

Aktualitet
Policia iu bëri thirrje të ndalojnë, tre të rinjtë

Tiranë

Forca e posaçme "Shigjetat" godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis, 1 automjet dhe 3 telefona celular.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, evidentimin dhe prangosjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike, nga forca e posaçme "Shigjetat" u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- E. D., 20 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Pas mbajtjes në vëzhgim të këtyre shtetasve dhe mbi bazën e dyshimit se në çantën që mbante shtetasi E. D., i shoqëruar nga shtetasi E. Ç., kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe kanë tentuar të largohen me një mjet tip "Volkswagen" me drejtues R. H., por janë kapur dhe ndaluar nga forca e posaçme "Shigjetat".

Gjatë kontrollit fizik të tyre dhe kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 88 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. D., E. Ç. dhe R. H. dhe materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT