Në kafe me maskë? Eugena Tomini tregon ç’do të ndodhë nga 1 tetori në ambientet e mbyllura të lokaleve

Aktualitet
Në kafe me maskë? Eugena Tomini tregon ç’do të

Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dhe restorantet prej 1 tetorit. Epidemiologia Eugena Tomini shprehet se vetëm për këto subjekte ky element do t’i lihet në dorë klientit, ndërsa për personelin që servir është një detyrim ligjor.

“Mbajtja e maskës nuk është një element i domosdoshëm gjatë procesit të ngrënies, por pas mbarimit dhe konsumimit këto mjedise konsiderohen ambiente të mbyllura. Secili do të krijojë kushtet e higjienës personale, është përgjegjësi personale, por që bëhet edhe përgjegjësi kolektive”, thotë Eugena Tomimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si mënyrën e vetme për të frenuar infektimet pas lehtësimit të këtyre masave Tomimi sheh respektimin e rreptë te pikave të protokollit.

“Vendosja e tavolinave në bar restorante do të jetë 2 metra në të gjitha drejtimet. Përballja me kurriz dhe përballë do të jetë 2 metra. Që të gjithë mjediset e mbyllura duhet të kenë ajrosje të vazhdueshme, dritaret dhe dyert duhet të jenë të hapura. Duhet të bëhet vendosja e dezinfektantëve në hyrje të subjektit”, shton epidemiologia.

Protokolli i detyron restorantet që të përdorim menu elektronike ose plastike në mënyrë që të pastrohet lehtë, si dhe vendosjen e xhamit ndarës në rastet kur pagesa bëhet në arkë. Akti Normativ lejon po ashtu përdorimin e pishinave në mjedise të mbyllura, por lë sërish të mbyllura lokalet e natës.

ME TE LEXUARAT