Moti i keq në Greqi, mbytet anija e peshkimit në kufi me Turqinë, 3 të zhdukur
Lajmifundit
/
28 Shtator 2020, 22:06
Bota

Një anije peshkimi është mbytur në ishullin kufitar të Greqisë me Turqinë, Lesvos teksa raportohet për 3 të zhdukur.
Anija dyshohet se është mbytur prej motit të keq, shiut të dendur, erës së fortë por edhe breshërit.
Ajo po udhëtonte në ujërat e Mytiline, kryeqendrën e ishullit Lesvos por që ndodhet pak kilometra larg Turqisë.