Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbyllet votimi për listat e kandidatëve të PD në Berat, eleminohet nga lista emri i njohur

Ka përfunduar në Berat proçesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve të përzgjedhur nga anëtarësia e demokratëve të kësaj dege, ku pjesëmarrja në votim ka qënë e lartë.

Në këtë proçes,që filloi në orë 10:00 të paradites së kësaj të hëne dhe përfundoi në orën 18:00 pjesëmarrja në votim ka qënë në masën 59,9%.

Në votim kanë marrë pjesë 827 anëtarë nga 1380 që është numri i anëtarëve me të drejtë vote në degën e PD-së Berat.

Nga lista e kandidatëve të Beratit janë votuar për të vijuar proçesin në fazën tjetër: Afize Skëndo, Alketa Mukavelati, Arhenc Berati, Senis Sahatçiu, Dritan Haznedari, Eno Qana, Kasëm Mahmutaj, Namir Lapardhaja, Muharrem Hoxha dhe Oltion Merdari.

I skualikuari i bujshëm është ish deputeti Astrit Veliaj që ka përfaqësuar selinë blu në parlament disa herë I dalë nga lista e këtij qarku.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet