Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lufta Armeni-Azerbajxhan, vritet gjeneralmajori dhe dy kolonelët

Pershkallezohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit duke lënë pas edhe viktima të tjera. Këtë herë, Azvision.az shkruan se i vdekur në zojën e parë të zjarrit ka mbetur një gjeneralmajor dhe dy oficerë të tjerë të rangut të lartë të ushtrisë armene.

Bëhet fjalë për Gjeneralmajorin Arakel Martikyan, Shefin e Drejtorisë së Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Armene, i cili u vra në një shpërthim në vijën e kontaktit.

Dy oficerët e tjerë janë komandanti i Brigadës Speciale, Nënkolonel Vardanyan Lernik Aregi dhe Kolonel Nikolai Mikaelovich Aykyan.

Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditën e djeshme, për rajonin e Karabak. Konflikti ishte shuar prej vitesh dhe është rindezur dje.

Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë.

Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar ditën e djeshme se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon. Në total numri i viktimave ka shkuar në 39.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet