Infektohen me koronavirus 3 mësues në Përmet, u merret tamponi edhe nxënësve

Aktualitet
Infektohen me koronavirus 3 mësues në Përmet, u merret tamponi

Janë infektuar me koronavirus tre mësues tek gjimnazi "Sami Frashëri" në Përmet. Ata janë vetëkarantinuar në shtëpi dhe pritet të dalin rezultatet e tamponit. Për momentin mësimi vazhdon normalisht.

Lajmi i të infektuarve u konfirmua nga kryetarja e Bashkisë së Përmetit. Ajo tha se akoma nuk ka një vendim për pezullim të procesit mësimor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjimnazi "Sami Frashëri" do të qëndrojë i hapur, pavarësisht se tre mësues të tij janë konstatuar me koronavirus. Vendimi për mbylljen e tij pritet të ndërmerret nga NJVKSH, e cila deri tani ka gjykuar të mos ndërmerret hapi ekstrem i mbylljes së tij. Të gjithë mësuesve të gjimnazit u janë marrë tamponet të premten dhe sot ka ardhur përgjigja pozitive për tre prej tyre.

Për nxënësit u janë marrë tamponët vetëm atyre që dyshohej se mund të ishin infektuar, por kanë rezultuar negative.

ME TE LEXUARAT