Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Grekët djegin flamurin amerikan, protesta gjatë vizitës së Pompeos

Digjet flamuri amerikan ne Greqi. Në Athinë e Selanik janë zhvilluar sot protesta të cilat kanë kaluar jo pa incidente dhe përplasje me Policinë, gjatë kohës që në vend ndodhej Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Me parullën “Pompeo është i padëshirueshëm”, anarkistët fillimisht u mblodhën në Parkun Eleftherias për të protestuar dhe më pas marshuan para Ambasadës së SHBA.

Mediat greke shkruajnë se pas orës 19:00, janë regjistruar disa incidente midis protestuesve dhe policisë, me këta të fundit që u janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.

Kurse në Selanik një grup qytetarësh dogjën flamurin amerikan jashtë konsullatës së SHBA, në rrugën Tsimiski.

Më herët, protestuesit pikturuan dhe shpalosën flamurin amerikan në rrugë, shkruajtën parulla anti-NATO dhe anti-SH.B.A. dhe kaluan mbi të.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet