Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Drogë, vjedhe dhe shpërdorim detyre, pranga 6 personave në Tiranë

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. H., 37 vjeç dhe Y. H., 57 vjeç, pasi në Kashar 2, në tokën e tyre u gjetën të kultivuara një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, kryeplaku i fshatit, shtetasi D. A. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi E. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e dyshuar manovër.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. Xh., 41 vjeç dhe S. D., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet