Dhimbje koke për Zidane, mungon lideri i mesfushës

Sport
Dhimbje koke për Zidane, mungon lideri i mesfushës

Skuadra e Real Madridit mori tre pikët e para në kampionat pas fitores 2-3 ndaj Real Betis. Një ndeshje që krijoi polemika të shumta, por djemtë e Zinedine Zidane janë përqendruar te sfida e radhës.

Të mërkurën vjen Valladolid në “Santiago Bernabeu” (21:30) dhe kampionët e Spanjës do të tentojnë suksesin e radhës. Shqetësimi i trajnerit francez për këtë takim quhet Toni Kroos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesfushori gjerman pësoi një dëmtim në sfidën e fundjavës ndaj Betisit të Manuel Pellegrinit dhe u detyrua t’i linte vendin Luka Modriç në fundin e pjesës së parë.

Kontrollet e specializuara mjekësore kanë konfirmuar dëmtimin muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë. Mungesa e tij në sfidën e mesjavës është e sigurt, teksa nuk dihet akoma koha e saktë e rikuperimit.

ME TE LEXUARAT