Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bilanci i Covid-19 në Shqipëri/ VOA: Javën e fundit numri i viktimave më i ulëti pas 2 muaj e gjysmë

Në Shqipëri, java e fundit shënoi numrin më të ulët të viktimave që prej mesit të muajit korrik, me 16 persona të cilët humbën jetën. 3 prej tyre u shënuan në 24 orët e fundit: një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese. Krahasuar me një javë më parë bëhet fjalë për 9 vdekje më pak. Që prej fillimit të pandemisë, në vend janë rregjistruar 380 vdekje.

Gjatë javës së shkuar edhe numri i rasteve të të reja, ishte më i ulëti që prej fillimit të muajit gusht. Në total bëhet fjalë për 856 të prekur, ndërkohë që një javë më parë ishin konfirmuar 1015 të infektuar. Që prej muajit mars në Shqipëri janë shënuar 13391 raste pozitivë me COVID 19.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të bëra publike të hënën nga ministria e Shëndetësisë, “janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2: 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore”.

Aktualisht janë 5382 raste aktive, të shpërndarë në të 12 qarqet e vendit. Vetëm në Tiranë janë gati gjysma e totalit.

Ndërkaq, numri i të shtruarve në spitale vijon të luhatet thuajse në të njejtat nivele. Deri pasditen e së hënës, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria.

Duke nisur që nga 1 Tetori, autoritetet kanë vendosur të lejojnë hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura. “Task-Forca e inspektimit të protokolleve anticovid, policia e shtetit dhe policia bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Por nëse duam që aktivitetet ekonomike të mos pengohen dhe ekonomia të ecë përpara, duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, duke nisur nga institucionet, biznesi dhe çdo qytetar”, theksoi Manastirliu, duke saktësuar se “do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet