Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bie sërish numri i të infektuarve me koronavirus në Itali, regjistrohen edhe më pak vdekje

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 1.494 raste të reja me koronavirus, një rënie e ndjeshme krahasuar me të dielën e 27 shtatorit por me 30 mijë tampone më pak.

Të vdekurit kanë qenë 16, duke e çuar totalin në 35, 851 që nga fillimi i pandemisë.
Numri i të shëruarve ka shënuar rritje, vetëm sot të shëruarit kanë qenë 773.

Rajoni me numrin më të madh të infektuarve ka qenë Campania me 295 të prekur, e ndjekur nga Lacio me 211 të prekur dhe e fundit Veneto 183 të prekur.

Rastet e reja janë 272 më pak se të dielën ndërsa numri i viktimave është pothuajse i qëndrueshëm. Në asnjë rajon nuk ka zero infektime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet