Anglia, deri në 10 mijë euro gjobë për ata që shkelin karantinën

Bota
Anglia, deri në 10 mijë euro gjobë për ata që shkelin

Refuzimi për t’u vetizoluar, nga sot, është vepër e paligjshme në Angli dhe mund të dënohet me gjobë deri në 10,000 euro.

Kushdo që del pozitiv me koronavirus ose i është thënë se ka qenë në kontakt me dikë që ka dalë pozitiv, tani e ka detyrim ligjor për t’u futur në karantinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me vendimin e Qeverisë britanike, personat që nuk e zbatojnë udhëzimin për vetizolim, do të ndëshkohen me gjobë që nis nga 1,000 euro dhe që mund të rritet në 10,000 për shkelje të përsëritura ose shkelje serioze.

Policia mund të kontrollojë nëse njerëzit veprojnë sipas rregullave “bazuar në inteligjencën lokale”, tha qeveria.

Njerëzit me të ardhura të ulëta, që nuk mund të punojnë dhe i humbasin të ardhurat derisa vetizolohen, do të kompensohen me 500 euro.

Gjobat e reja janë "një shenjë e qartë se nuk do t’i lejojmë ata që i shkelin rregullat, ta zmbrapsin përparimin e bërë nga shumica që i bindet ligjit", tha sekretarja britanike për çështje të brendshme, Priti Patel.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se qeveria “nuk do të hezitojë” të ndërmarrë masa të mëtejshme nëse numri i rasteve me koronavirus vazhdon të rritet.

Mbretëria e Bashkuar, sikurse një pjesë e madhe e Evropës, ka pasur rritje të numrit të rasteve pozitive në javët e fundit.

Në total, ky vend ka konfirmuar mbi 437,000 raste pozitive dhe mbi 42,000 viktima.

ME TE LEXUARAT