Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident në Berat/ Godet ‘Benz’-in nga pas, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Spital-Uznovë në qytetin e Beratit. Një motor me targa AU 576 ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet që qarkullonte përpara tij.

Si rezultat i përplasjes, drejtuesi i motorit është plagosur rëndë pasi ka fluturuar disa metra, ndërkohë që mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 957 UR ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të tij. I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore që po kryejnë edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Burimet e para hetimore konfirmojnë se shkak për aksidentin është bërë motori, i cili për shkak të shpejtësisë ka rrëshkitur gjatë frenimit dhe ka goditur nga pas mjetin ‘Benz’ që qarkullonte në të njëjtin sens me të.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet