Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

5 golat e pësuar “tërbojnë” Guardiolën, përforcime në mbrojtje

Mbrojtja është reparti më i dobët i Manchester Cityt dhe drejtuesit e klubit po bëjnë maksimumin për ta përforcuar.

Problemet në këtë repart u vunë re edhe ditën e djeshme dhe Jamie Vardy me shokë realizuan 5 gola në portën e Ederson.

Një ndër objektivat ishte Kalidou Koulibaly, por “Cityzens” kanë siguruar një tjetër qendërmbrojtës cilësor. Flasim për Ruben Dias, 23-vjeçarin e Benfikës dhe Portugalisë (19 ndeshje me kombëtaren luzitane).

Akordi është arritur për shifrën e 68 milion eurove (+3.6 milion të tjera në formë bonusesh). Gjithçka zyrtarizohet nga “Shqiponjat e Lisbonës”, që siguron shërbimet e Nicolas Otamendi nga City për 15 milion euro.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet