Përplasja me Turqinë, Greqia blen 18 avionë lufte nga ushtria franceze

Aktualitet
Përplasja me Turqinë, Greqia blen 18 avionë lufte nga ushtria

Greqia ka konfirmuar planet per blerje avionesh luftarake pas perplasjeve ne mesdhe me Turqine. Në fund të vitit, kontrata e Ministrisë së Mbrojtjes në Greqi pritet të nënshkruhet me Francen me qellim blerjen e 18 avionëve luftarakë Rafale, me një kosto totale prej 2 miliardë eurosh.

Dy avionët e parë francezë pritet të zbarkojnë në Greqi në fund të vitit 2021.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas njoftimit të marrëveshjes së Kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis me Presidentin Francez, Emanuel Macron, për blerjen e një skuadrilje të avionëve francezë, ceshtja tashme eshte marre ne dore nga Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve të Mbrojtjes dhe Armatimeve (GDAEE) dhe Forca Ajrore, citon lajmifundit.al. Temë e diskutimeve është koha e dorëzimit dhe integrimit të avioneve të rinj në radhët e ushtrise greke si dhe konfigurimi përfundimtar i armatimit të avionit.

ME TE LEXUARAT