Konflikt mes dy shteteve, "nis lufta" mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Bota
Konflikt mes dy shteteve, "nis lufta" mes Armenisë dhe

Një tjetër konflikt mes dy shteteve duket se po shpërthen fuqishëm. BBC ka raportuar së fundmi se mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka pasur përplasje. Dy shtetet pretendojnë rajonin Nagorno-Karabak.

Si pasojë e përplasjes së fundit është qëlluar dhe rrëzuar të paktën një helikopter i Azerbajxhanit. Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se Azerbajxhani kishte nisur një sulm ajror dhe me artileri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, azerët janë përgjigjur duke thënë se po u përgjigjeshin bombardimeve në front dhe nga ngjarja kishte civilë të vrarë dhe të plagosur.

Konflikti i gjatë mes dy vende është ndezur shumë muajt e fundit. Armeni dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik përpara vitit 1991. Në momentin që Bashkimi Sovjetik ra, dy vendet janë përfshirë një konflikt për të zgjidhur çështjen e Nagorno-Karabak. Në fakt kjo zonë njihet nga ndërkombëtarët si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët.

NË Korrik për shkak të luftimeve mbetën të vrarë 16 persona. Kjo shkaktoi protesta të mëdha në Azerbajxhan, pasi qytetarët kërkonin mobilizim të plotë dhe rimarrjen e rajonit.

ME TE LEXUARAT