Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Hoqa dorë vetëm nga një produkt”, këngëtarja tregon si u dobësua

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka zbuluar sekretin e rënies në peshë të saj. Si duket këngëtarja ka humbur peshë duke hequr dorë vetëm nga një produkt i vetëm ushqimor.

Këtë gjë e ka treguar vetë ajo gjatë një aventure në fermë në emisionin “E diell”. Ajo ka rrëfyer sesi ja doli mbanë të humbiste 20 kilogramë.

Anxhela zbuloi se nga 85 kilogramë tani peshon 65 kilogram dhe se dëshiron të heqë dhe disa kile të tjera për të arritur peshën ideale.

“Për të gatuar vetë. Porosis edhe ndonjëherë nga jasht kur jam e lodhur por kryesisht vetë. Bukën nuk e konsumoj se ka gluten dhe të fryn.

Prandaj dhe unë isha 85 kilogramë, ndërsa tani jam 65. Them të heq edhe 3-4 kile të tjera”, tha këngëtarja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet