Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fjolla Morina, brenda mureve të shtëpisë. Dalin fotot nga vendi ku po qëndon këngëtarja

Disa ditë më parë gjykata vendosi “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Moria, e cila u kap me dy armë në pikën kufitare të Morinës të shtunën e kaluar.

Gjatë kësaj kohe, në pritje të një vendimi të dytë nga gjykata, Fjolla është e detyruar të qëndrojë në një banesë me qira në Kukës.

Fjolla Morina po hynte në territorin shqiptar me makinën e saj “Audi Q7”, të shtunën e kaluar, e shoqëruar nga dy persona të tjerë. Gjetja e dy pistoletave i kushtoi asaj masën “arrest shtëpie” nga gjykata.

Gjatë kësaj jave, Fjolla është e detyruar të qëndrojë brenda një banese në Kukës, nga e cila është fotografuar ditët e fundit duke komunikuar në telefon e duke u marrë me vajzat e saj.

Këngëtarja shfaqet krejt ndryshe nga ç’duket në ekran, e shkujdesuar dhe e përqëndruar në telefonin e saj.

Këto foto të shkëputura nga një moment kur këngëtarja del në dritare tregojnë qartë që Fjolla po e respekton me rigorozitet vendimin e gjykatës së Kukësit, derisa të vendoset përfundimisht ç’vendim do të merret për të.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet