Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVID hyn në Universitetin e Elbasanit, infektohet pedagogia

Shtohen rastet me COVID ne Elbasan. Se fundi ka rezultuar e infektuar një pedagoge e fakultetit Ekonomik në qytetin e Elbasanit.

Kjo e fundit është karantinuar në banesën e saj. Ndërkohë disa pedagogë të tjerë, po në këtë Fakultet, të cilët kanë pasur kontakt me të, mësohet se janë vetëizoluar.

Po kështu në qytetin e Elbasanit kanë rezultuar të infektuar edhe dy mësues të të shkollës 9-vjeçare “Ali Agjah”.

Ndërsa një tjetër mësuese e kësaj shkolle është vetëizlouar pasi është në pritje të tamponit të saj.

Sakaq, në Shqipëri rritet çdo ditë numri i të infektuarve me COVID.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 108 raste të reja dhe janë shënuar edhe 2 viktima. Në total numri i viktimave ka shkuar në 375.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet