Çështja e Kosovës, Vuçiç: S'do të ketë njohje të pavarësisë me forcë

Kosovë&Rajon
Çështja e Kosovës, Vuçiç: S'do të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka diskutuar rreth çështjes së Kosovës. Në një deklaratë për mediat serbe ai u shpreh se është i gatshëm të ulet dhe të diskutojë për çdo lloj kompromisi rreth çështjes së Kosovës.

“Jemi gati për bisedime dhe për zgjidhje të vështira, sepse nuk ka zgjidhje të lehta. Ndryshe prej tyre, unë s’mund të luaj me lojën e hedhjes së fajit. Në Prishtinë duhet ta kuptojnë se vetëm kompromisi është zgjidhje ndryshe edhe sikur të marrin një çekiç dhe të më godasin në kokë, nuk do të ketë njohje të pavarësisë me forcë”, ka deklaruar Vuçiç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur rreth propozimit të idesë për të emërtuar liqenin e Ujmanit me emrin e presidentit amerikan, Donald Trump Vuçiç tha se kishte ardhur nga serbët e Kosovës.

“Qytetarët tanë në Kosovë e duan Trump. Si ka mundësi që askush nuk e kupton këtë, ata kanë kaluar periudhën më të keqe gjatë administratës së kaluar.Çfarë mendoni se do të ulemi në gjunjë para atyre që na kanë bombarduar? S’do ta bëjmë dhe nuk më vjen turp ta them këtë”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT