Berlusconi del sërish pozitiv me Covid-19, virusi i rëndë ‘rrëzon’ ish-kryeministrin italian

Bota
Berlusconi del sërish pozitiv me Covid-19, virusi i rëndë

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, pasi i është nënshtruar testit të dytë ka dalë sërish pozitiv me COVID-19.

Berlusconi, si shumë pacientë të tjerë, është ende duke luftuar me pasojat e sëmundjes së koronavirusit, veçanërisht lodhjen dhe rraskapitjen fizike, për shkak të së cilës ai mbetet i shtrirë në shtrat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berlusconi aktualisht është në karantinë në vilën e tij jashtë Milanos me të dashurën e tij, Marta Fascina, e cila gjithashtu doli pozitive për COVID-19.

Mjekët janë shprehur se ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Kujtojmë që ish-kryeministri ka rezultuar pozitiv me koronavirus më 3 shtator.

ME TE LEXUARAT