Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të COVID-19″, kreu i Urgjencës: Shkalla e infektimit është rritur, por…

“Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të Covid-19″, kështu është shprehur kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Mjeku thekson se këto mutacione vërtetojnë se infeksioni nuk ka ndryshuar, por fatmirësisht vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë.

“Ka pasur shumë mutacione. Ajo që po vihet re është ndryshimi i virusit që humbet pjesët. Të gjithë ndryshimet që ka pësuar, janë 7-8 tipe ose shtame të cilat kanë vërtetuar që infeksioni nuk ka ndryshuar por vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë. Ajo demonstrohet edhe në vendin tonë, pasi infeksioni është rritur është bërë 16.6% nga 6.2 % që ka nisur dhe numri i të sëmurëve të shtruar nuk e kalon 200 në dy spitalet. Numri i të vdekurve në krahasim me numrin e të infektuarve dhe atyre në spital, duhet të kishte një shifër më të lartë. Humbja e aftësisë së vdekshmërisë tregon se virusi kërkon të përshtatet në organizëm”.

Brataj ka theksuar më tej se grumbullmet nëpër shkolla dhe ardhja e vjeshtës janë në favor të virusit dhe në disfavorin tonë, prandaj dhe duhen forcuar masat.

“Me fillimin e shkollës ka grumbullim njerëzish, me ardhjen e vjeshtës ka ulje temperaturash, këto janë faktorë në favor të virusit dhe disfavorin tonë, prandaj duhen forcuar masat. Ky rezultat i fillimit të shkollës ne pritet ta shohim nga 15-20 Tetori, tregues i infeksionit të këtij virusi”.

Nga 1600 thirrje në 24 orë në rang vendi drejtuar 127, vetëm 250 thirrje janë për Covid.

Mbi 95 % e tyre e kalojnë me shenja të lehta, temperaturë 37.5 deri në 38 për tre katër ditë, apo edhe me diarre për disa ditë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet