Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident i rëndë në Itali, vdes 10-vjecari shqiptar, plagoset babai

Nje femije shqiptar humbi jeten ne Itali ne nje ksident tragjik. 10-vjeçari shqiptar në Itali, i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti eshte aksidentuar teksa ka qene me babain.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës përgjatë rrugës provinciale që lidh Valmir me Petritolin, pak para hyrjes në qendrën historike.

Për shkak të impaktit të fortë fëmija ka dalë nga makina, duke pësuar plagë të rënda, aq sa i morën jetën menjëherë. Ndërkohë babai ngeci brenda makinës dhe u desh ndërhyrja e autoriteteve për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.
Babai i tij, 40 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë për në spital në Fermo.

Shqiptari ishte duke drejtuar një Fiat Panda ndërsa po ka humbur kontrollin e mjetit dhe eshte përplasur fort me një mur dhe më pas u përmbys.

Shqiptari kishte kohë që jetonte me familjen në Itali. Ata banonin në Valmir. Djali 10-vjeçar kishte lindur në Itali dhe ishte rritur atje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet