Shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, pranga 26-vjeçarit

Aktualitet
Shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, pranga

Shkodër

Forca e posaçme "Shqiponjat" evidenton dhe godet një rast të shpërndarjes së drogave të forta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestohet në flagrancë 26-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike.

Sekuestrohet nje sasi lënde narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, një sasi lekësh e përfituar nga shitja e kokainës dhe dy aparate celular.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 26-vjeçar shpërndante kokainë në doza të vogla, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S. Rr. 26 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Dergut”, lagjja “Naim Gjylbegu”, Shkodër, forca e posaçme “Shqiponja” e DVP Shkodër, pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Mercedez Benz” i kanë gjetur 10 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të kontrollit fizik të ushtruar shtetasit S. Rr. i janë gjetur 35.200 lekë dhe dy aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT