Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Shkërmoqet vettingu”, zbulohet falsifikimi i pjestares së KPK, Brunilda Bekteshi

Komisioneria e Pavarur e Kualifikimit Brunilda Bekteshi (Vata) ka fshehur të ardhurat në formularin e vetdeklarimit të pasurisë. Mediat kane publikuar lajmin ne nje kohe kur gjykata e posacme ka marre te pandehur edhe Luan Dacin, ish anetar i KPA i akuzuar per falsifikim dokumentesh. Keto raste duket se kane hedhur pikepyetje te medha mbi krejt administraten e vettingut.

Ne 2017 parlamneti i Republikës së Shqipërisë votoj me votë unanime 12 antarët e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit (KPK).

Kjo strukturë ishte e ardhmja e kombit … cdo punonjës drejtësie do të kalonte në siten e 4 grupeve me nga 3 komisionerë të institucionit të Vettingut sic njihet nga shumica në popull.
Pozicioni për 12 komisionerët e Vettingut ishte përgjegjësi e madhe morale ,profesionale dhe ligjore për ta . Nje prej detyrimeve ligjore për cdo komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte plotësimi i formularit të vetdeklarimit të pasurisë etj…

Mos deklarimi apo deklarim i remë ngarkon me përgjergjësi penale cdo komisioner por jo vetëm dhe cdo nënpunës civil i cili e ka deryrim ligjor plotësimin pa gabime të formularit të vetdeklarimit të pasurisë.
Sipas të dhënave shkresore zyrtare ne do të publikojmë një mega skandal në kupolen e sistemit të drejtësisë. Komisioneria e Pavarur e Kualifikimit Brunilda Bekteshi (Vata) ka fshehur të ardhurat në formularin e vetdeklarimit të pasurisë .

Dokumentat:
Vetdeklarimi i Brunilda Bekteshi (Vata)
Kontrata me Banken për blerjen e apartamentit ne 2009.
Deklarata Bankes pas 5 vitesh shlyerjen e kredisë.

N.B.G-SH.A-HELIDON-BEKTESHI-BRUNILDA-BEKTESHI.pdf N.B.G-SH.AHELIDON-BEKTESHI-BRUNILDA-BEKTESHI.pdf-2 N.B.G-SH.AHELIDON-BEKTESHI-BRUNILDA-BEKTESHI.pdf-3

Kjo pasuri apartament në Tiranë është përdorur nga Brunilda si korac për të fshehur 54 mijë euro. Ky eshte dokumenti qe verteton këtë ,kjo kontratë porosie tregon se apartamenti 75.5 m2 në Tiranë që Brunilda Bekteshi (Vata) ka deklaruar si të blere me kredi 54 mije euro dhe qe kredia u shlye per 5 vjet është e pakuptueshme se si arriti cifti Bekteshi të shlyeje 54 mijë euro për 5 vjet kur të dy kanë deklaruar të ardhura minimale mesatare . Kthehemi tek provat shkresore deklarata e porosise e 2007 tregon se Brunilda e ka blerë 31 milion lek të vjetra dhe shuma është shlyer cash jashte zyres së noterit.

Pra ky dokument nxjerr zbuluar këtë fshehje pasurie . Nje tjetër dokument është dhe certifikata e pasurisë së apartamentit 75.5 m2 në Tiranë ku në 2007 ka pronesine e ciftit Bekteshi dhe vërtetohet që pasuria nuk është blerë në vitin 2009 por në 2007 dhe nuk është blerë me kredi sic kanë deklaruar cifti, por me lek kesh , një tjeter provë që tregon që ky apartament nuk është blerë me kredi në 2009 sic deklaron Komisionerja e Vettingut 54 mije euro me kredi …

Brunilda duhet te jape shpjegime tani se për cfarë i ka përdorur 54 mijë euro të kredise pasi apartamentin ajo dhe bashkeshorti i saj e kane blere ne 2007 cash 31 milio lek te vjetra.

Sipas Kodit Penal deklarimi i reme ne formularin e vetdeklarimit te pasurise perben vepër penale dhe dënohet me burg .Ne prisnim nga Vertingu …ai shkon e bie vet brënda për shkak te Brinildës e cila rrezikon jo vetëm postin e komisioneres por edhe burginin pa marrë parasysh vendimet qe ka marrë Brunilda për shkarkimin apo konfirminin në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar procesin e Vetringut pa vetting… porn ë mënyrë të paligjshme dhe këto do tjua provojmë në publikime të tjera. burimi: IllyriaPress

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet