Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkaktoi aksident në aksin Tapizë-Thumanë arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar banues në Kurbin është arrestuar për shkak se në aksin rrugor Tapizë-Thumanë, duke drejtuar makinën e tij “Benz”, ka goditur një tjetër makinë.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar drejtuesi i makinës tjetër Z.P., dhe pasagjeri i tij shtetasi M.Gj.,54 vjeç, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

O.V., 22 vjeç, banues në Kurbin, pasi në rrugën Tapizë-Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur një tjetër mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Z.P., 56 vjeç, e për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit Z.P., dhe pasagjeri i tij shtetasi M.Gj.,54 vjeç, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet