Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përmbyet nënkalimi në Mamurras, dhjetëra automjete mbeten të bllokuara në rrugë

Reshjet e shiut kanë përmbytur nënkalimin në Fushë-Mamurras, ku për pasojë dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë.

Autostrada Milot-Thumanë pranë nënkalimit në Fushë-Mamurras është gjendur nën ujë si pasojë reshjeve masive të shiut.

Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të përshkojnë rrugën dytësore, ose të kthehen mbrapsht, për të mos rrezikuar.

Shkak i përmbytjes është bërë bllokimi i zgarave që shërbejmë për kullimin e ujërave, ndërsa asnjë punonjës i mirëmbajtjes nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e situatës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet