FNSH rrethon banesën në Elbasan, dështon arrestimi i Talo Celës

Aktualitet
FNSH rrethon banesën në Elbasan, dështon arrestimi i Talo

Nje operacion i policise per arrestimin e Talo Çelës, i kërkuar për grabitjen e Rinasit, ka deshtuar. FNSH ka “zbarkuar” në fshatin Karakullak të njësisë administrative Bradashesh diten e sotme, ku edhe ka rrethuar banesën e Talo Çelës.

Policia ka bërë kontroll por nuk ka mundur ta arrestojë te kerkuarin i cili në 10 muaj, u ka shpetuar se paku 5 operacione të organizuara për arrestimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Talo Çela është shpallur në kërkim me akuzen se bashkepunoi ne grabitjen e Rinasit duke modifikuar furgonin që hyri ne aeroport.

Talo Cela sipas policise, dyshohet se ka kryer edhe vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në qytetin e Durrësit.

Pak dite me pare ne zonen e Elbasanit persona te pa identifikuar vrane Bujar Celen, vellain e Talo Çeles.

ME TE LEXUARAT