Berat, Benzi ku udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it, njëra përfundon në spital

Aktualitet
Berat, Benzi ku udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it,

Një aksident ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit. Policia tha se një automjet tip Benz,me targa AA 852 VH,në të cilin udhëtonin 2 femra është përplasur me mjetin tip Wolsvagen, me targa AA 308 YR.

Nga përplasja ka ngelur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz,shtetësja B.M. Ajo udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T, që ishte në drejtimin e makinës, ndërkohë që dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf,që u përfshi në aksident.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet paraprake për të konkluduar edhe rreth shkaqeve të aksidentit.

Sipas burimeve të para hetimore,mësohet se ka qënë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit.

Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT