Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aplikimet për paraporta, ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e fundit për emigrantët

Ambasada shqiptare ne Athine ka dhene nje njoftim te rendesishem se fundi ne lidhje me shperndarjen e pasaportave per emigrantet shqiptare atje.

NJOFTIM
Të nderuar bashkëatdhetarë,

Në kuadër të angazhimit për rritjen e cilësisë së shërbimit të Zyrës sonë Konsullore, si dhe lehtësimit të procedurave ndaj qytetarëve tanë me banim në zonat e largëta, ndajmë me ju sot disa njoftime të rëndësishme:

✳ Kanë mbërritur në Zyrën e Shpërndarjes pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë pasaportat dhe kartat e identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 4 shtator 2020.

✳ Shpërndarja e dokumenteve biometrikë do të vijojë me të dy mënyrat:
✔️ Nëpërmjet tërheqjes në sportel nga vetë qytetari ose nga persona të tretë të pajisur me autorizim (deklaratë me përgjegjësi nga K.E.P), nga dita e hënë deri në të premte, ora 08:00-16:30.
✔️ Nëpërmjet shërbimit postar:
– Bazuar në e-mailet e grumbulluara deri në datën 20 shtator 2020 në postën tonë elektronike [email protected]
– Bazuar në deklaratat e plotësuara me adresat e sakta pas aplikimit në Zyrën Konsullore, praktikë e futur në zbatim nga data 21 shtator 2020.

✳ Fillon shërbimi postar edhe për shpërndarjen e Kartave të Identitetit. Kjo do ju kursejë tashmë distancat dhe kostot që rrjedhin nga paraqitja e detyruar fizike në sportelin e Ambasadës. Aktivizimin e kartës suaj ID mund t’a kryeni në çdo zyrë aplikimi për pasaporta të vendit tuaj të banimit në Shqipëri, kur të gjendeni atje.

Gjithashtu, përsa i përket takimeve të ardhshme për aplikimet për dokumente biometrike, duke synuar që në ditët në vijim të zvogëlojmë dukshëm kohën e pritjes për marrjen e shërbimit, kërkojmë bashkëpunimin tuaj lidhur me:

– Korrektesën në paraqitjen e dokumentacionit të detyrueshëm të kërkuar paraprakisht (Pasaportë, Kartë ID dhe faturën e pagesës). Pranë Ambasadës si mjete ndihmëse janë pozicionuar makineri ATM për pagesat me kartëmonedha dhe P.O.S për pagesa me çdo lloj karte bankare, megjithatë ne inkurajojmë qytetarët tanë, për shmangien e vonesave, të kenë parapaguar tarifat e tyre pranë degëve të Bankës së Pireut.

– Respektimin e orarit të takimit.
– Respektimin e numrit të rradhës.
– Mbajtjen e distancave me njëri tjetrin.
– Shmangien e grumbullimeve.
– Hyrjen në sallë vetëm kur ka karrige bosh.
– Minimizimin e diskutimeve në ambjentet e Zyrës Konsullore.

✳ Që fëmijët të kalojnë një kohë cilësore ndërsa janë në pritje të aplikimit, tashmë kemi krijuar për ta një hapësirë të veçantë brenda Zyrës Konsullore e cila përmban Biblotekën e Lexuesit të Vogël, ku vogëlushët mund të shfletojnë libra shqip për të gjitha moshat. Sjellim në vëmendjen tuaj se pas përdorimit librat duhet të vendosen sërish në biblotekë për t’u përdorur edhe nga fëmijë të tjerë.

Meqënëse angazhimi ynë i lartë po i jep frytet e veta, urojmë që ato tashmë të jenë të dukshme dhe të prekshme edhe për bashkëatdhetarët tanë.

Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, ju mirëpresim nga dita e hënë në shtëpinë tonë të përbashkët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet