Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aktori Gabriel Garko tregon publikisht se është homoseksual

Ylli i kinematografisë italiane, Gabriel Garko ka deklaruar se është homoseksual, një lajm ky i bërë me dije nga vetë artisi.

I ftuar special në episodin e djeshëm të “Big Brother VIP” në Itali, “Grande Fratello VIP”, aktori la të kuptohej e vërteta e tij.

48-vjeçari realizoi një takim me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka patur një fejesë të pavërtetë, nga viti 2015 deri në vitin 2018. Në një letër dedikuar Adua-s, Garko zbuloi të fshehtat e marrëdhënies së tyre.

“Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda (emri i vërtetë i Adua-s), ti kurrë nuk më ke thirrur Dario (emri i vërtetë i Gabriel Garko-s) apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk i di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu. Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur…të bukur, por përrallë.

Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja me kokën time? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.”

Më tej, aktori, emri i vërtetë i të cilët është Dario Oliver shtoi:

“Adua, ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja një mijë herë sepse ti ishe atje. Tani, pas shumë vitesh, ndihem i lirë më shumë se kurrë dhe dua të jetoj jetën time me ty si shoqe, siç kemi qenë gjithmonë.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet