Tjetërsim pronash dhe falsifikim, dosja e ish-deputetit ndahet nga të pandehurit e tjerë

Aktualitet
Tjetërsim pronash dhe falsifikim, dosja e ish-deputetit ndahet nga të

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka pranuar kërkesën e ish-deputetit Arben Ndoka për të ndarë çështjen nga të pandehurit e tjerë të dosjes “Volvo 4”, që u arrestuan nga operacioni i zhvilluar në tetor të 2 viteve më parë në Tiranë, Lezhë dhe Shijak.

Burime bëjnë me dije se prokuroria ka rënë dakord që të ndahet dosja e Arben Ndokës pasi ka kërkuar gjykim të zakonshëm, ndryshe nga të gjithë të pandehurit e tjerë që kërkuan gjykim të shkurtuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-deputeti që u arrestua në tetor të 2018 për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh” tani ndodhet në arrest shtëpie.

ME TE LEXUARAT