Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Talenti shqiptar Kristian Dervishi firmos me Interin

Tashmë është zyrtare, talenti Kristian Dervishi firmos kontratën me skuadrën italiane. I riu shqiptar vetëm 17 vjeç ka ndjekur për disa kohë akademinë e Atalantës dhe tani do të jetë në dispozicion të skuadrës së 18 vjeçarëve të Interit duke firmosur një kontratë 3 vjeçare.

Mësohet gjithashtu se formula e transferimit është huazim më të drejtë blerjeje. Roli i tij është sulmues dhe gjithashtu është pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë.

Djali nga Durrësi, i cili prej disa vitesh jeton në Itali me familjen, pati një paraqitje shumë të mirë me fanellën e Atalantës gjatë sezonit të kaluar.

Tre gola të shënuar në 16 ndeshje, duke kontribuar kështu në vendin e parë të ekipit deri në momentin e pezullimit për shkak të koronavirusit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet