Salianji për shkarkimin e Prelës: U përdor nga qeveria për të mbrojtur politikanë e kriminelë e më pas u flak

Politikë
Salianji për shkarkimin e Prelës: U përdor nga qeveria për

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar për shkarkimin nga detyra të ish kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se ajo është flakur nga qeveria pasi sipas tij u përdor për të mbrojtur korrupsionin dhe për të shpëtuar nga ndëshkimi politikanë.

Postimi i plotë:

Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!

Shpetoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!

Drejtësia vonon por nuk harron, po ju vjen dita!

Ditën e sotme (25 shtator) KPA vendosi përfundimisht shkarkimin nga detyra të Donika Prelës pasi ka shfaqur probleme me justifikimin e pasurisë ndërsa është gjykuar edhe për profesionalizmin gjatë dhënies së vendimeve.

Sipas KPA-së, Donika Preka ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë në lidhje me një transaksion. Donika Prela ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së saj dhe personave të lidhur me të.

ME TE LEXUARAT