Rriten tensionet në Kosovë, hetuesit e Speciales ndalojnë edhe nënkryetarin e OVL së UÇK-së

Kosovë&Rajon
Rriten tensionet në Kosovë, hetuesit e Speciales ndalojnë edhe

Vijojnë tensionet dhe protestat masive në Kosovë pas arrestimit të kret të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i cili u nis pak më parë drejt Gjykatës së Hagës.

Mediet kosovare raportojnë se hetuesit e Speciales kanë ndaluar edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Haradinaj është ndaluar pas fjalimit të tij para mediave, i cili tha se nuk e njohin Gjykatën Speciale.

“Ne nuk e njohim këtë gjykatë. Kjo çfarë ka ndodhur sot na bën të mendohemi se a kemi shtet, a kemi organe shtetërore, a kemi parlament, edhe pse e dimë çfarë e kemi. A kemi Kushtetutë? A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e gjumit pa trokit, as në zyre nuk bën të hyjë askush pa trokit. EULEX sillet kështu me neve sepse nuk na konsideron njerëz, nuk na intereson të denjë. Specialja nuk është e Kosovës”, kishte thënë ai.

ME TE LEXUARAT