Qarkullonte me armë zjarri me vete në makinë, arrestohet 30-vjeçari

Aktualitet
Qarkullonte me armë zjarri me vete në makinë, arrestohet

Policia e Tiranës njofton se “Shqiponjat”, gjatë kontrolleve që kanë ushtruar, kanë arrestuar një shtetas, për armëmbajtje pa leje, pasi në makinë iu gjet armë zjarri. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe shoferin e makinës në të cilën udhëtonte personi që kishte armë. Ai akuzohet për moskallëzim krimi.

Policia ka arrestuar për armëmbajtje pa leje shtetasin Klaodor Hakaj. Këtij të fundit iu gjet pistoleta në çantë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit ishte shtetasi Skerdi Sina, të cilit i janë gjetur edhe disa fishekë në banesë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” e vënë në pranga.

Në pranga edhe drejtuesi i mjetit me të cilin qarkullonte 30-vjeçari, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, nga forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Hyqmet Buzi”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. H., 30 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;

S. S., 24 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e Shqiponjave dhe Shigjetave, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Farkës” u bë ndalimi i mjetit tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi S. S. dhe kishte pasagjer shtetasi K. H. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit dhe këtyre shtetasve, në çantën e dorës të shtetasit K. H., shërbimet e Policisë gjetën një armë pistoletë dhe fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të banesës të shtetasit S.S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

ME TE LEXUARAT