Prezenca e OSBE-së trajnon policinë shqiptare për hetimin e drogës

Aktualitet
Prezenca e OSBE-së trajnon policinë shqiptare për hetimin e

Nga 22 deri më 25 shtator 2020, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një kurs për hetimin e drogës, për 15 oficerë policie nga strukturat antidrogë të Policisë së Shtetit. Kursi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në asgjësimin e grupeve të organizuara kriminale të specializuara në trafikimin e drogës, edhe duke shtuar njohuritë e tyre rreth mënyrave të reja të funksionimit të zinxhirëve kriminalë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajnimi ishte pjesë e një projekti më të madh të Prezencës së OSBE-së në mbështetje të policisë shqiptare për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe për të luftuar krimet e rënda dhe të organizuara.

"Gjatë viteve të shkuara, Prezenca i ka kushtuar rreth tre të katërtat e veprimtarive të saj me policinë trajtimit të kërcënimeve që sjell veprimtaria kriminale, si edhe ka mundësuar pjesëmarrjen e oficerëve të Policisë së Shtetit në konferenca dhe trajnime ndërkombëtare për të forcuar kapacitetet e tyre profesionale në hetimin e çështjeve të drogës. Po ashtu, Prezenca kontribuoi në planin kombëtar të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020.

Prezenca e OSBE-së do të vijojë të mbështetë agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri për të rritur kapacitetet e tyre dhe, veçanërisht për të përmirësuar aftësitë e tyre hetuese në çështjet e drogës dhe të krimit të organizuar", shkruhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT