I zhgënjyer nga shteti, qytetari nga Shijaku detyrohet të kthehet në shtëpinë e prishur nga tërmeti

Politikë
I zhgënjyer nga shteti, qytetari nga Shijaku detyrohet të kthehet

Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta që pas tërmetit të 26 nëntorit. Vështirësia në çadër e ka detyruar atë dhe familjarët e tij që të kthehen në shtëpinë e prishur, pasi deri më tani institucionet përkatëse nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje. Gjatë bisedës me Shefin e kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ai tha se shtëpitë e prishura i ka rregulluar vetë me vëllezërit e tij, sepse deri më tani nuk ka shkuar asnjë ekspert, të paktën për ta vlerësuar. Ai gjithashtu shprehet se shteti ia ka hequr edhe pensionin e invaliditetit që ai kishte 15 vite që e merrte, dhe se ndodhet në gjendje shumë të vështirë ekonomike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klodian Luku: Jam Klodian Luku, banor i qytetit të Shijakut. Kam ndenjur katër muaj me familjen, me vëllain 10 vetë atje, 7 këtu, 17. Kemi ndenjur, asnjë gjë s’kemi marrë, asnjë lloj përkrahje. 8 muaj as pension, as përkrahje, as ndihmë sociale asnjë lloj gjëje. Se ku do hamë, se ku do pimë, ja shihe në tokë, asnjë lloj gjëje

Dorian Teliti: Shtëpitë që ke pasur, janë dëmtuar shumë?

Klodian Luku: Shtëpitë po, i kam shtëpitë e dëmtuara tek babi, të dëmtuara janë, i kam bërë vetë me forcat e mia kur ra tërmeti në fillim fare.

Dorian Teliti: Nga shteti, more ndonjë lloj mbështetje?

Klodian Luku: Asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje, s’bën vaki!

Dorian Teliti: As një qind lekësh nuk more?

Klodian Luku: As dhjetë lekë, përkundrazi, kanë refuzuar babin, e kanë përzënë nga bashkia përjashta.

Dorian Teliti: Pse shkoi i takoi babai?

Klodian Luku: Po po me dosje, me gjëra.

Dorian Teliti: Dhe e kanë përzënë?

Klodian Luku: Po asnjë lloj gjëje a ça janë këta DS1, DS2, asnjë lloj gjëje, fare, fare, are… asnjë lloj gjëje. Shih unë jam invalid kam marrë 15 vjet pension. Shih si jam copë-copë, nuk kam se është turp. Ku do shkoj unë? Për punë jam unë? Del ajo ministrja e shëndetësisë dhe thotë të dalin dhe të punojnë ndërtim. Ku do punoj unë ndërtim me këtë këmbë.

Dorian Teliti: Jetoni të gjithë bashkë, jetoni në këto çadra keni ndejtur 4-5 muaj këtu?

Klodian Luku: Kemi ndejt 4-5 muaj këtu. Po! Ku do shkojmë? Ku do mbytemi?!

Dorian Teliti: Po tani ku janë kthyer te shtëpitë e prishur?

Klodian Luku: Te shtëpiat, aty te pallati jemi kthy.

Dorian Teliti: Po pse?

Klodian Luku: Po s’kemi ça… rrihet më këtu?! Të vdes me këtë vapë. Të vdesim? Babi me tension, me diabet, me zemër, ku të vdesim.

Dorian Teliti: Kanë kaluar 11 muaj tani.

Klodian Luku: Asnjë lekë pasha Zotin, se është Zoti më vret. Asnjë lekë, po rrimë vetë!

ME TE LEXUARAT