Greqia njeh pasaportat shqiptare te skaduara deri ne fund te vitit

Aktualitet
Greqia njeh pasaportat shqiptare te skaduara deri ne fund te vitit

Ministria e emigracionit per pasaportat e skaduara

Sic ju kemi njoftuar edhe me heret, ministria e emigracionit u ka derguar nje shkrese zyrtare gjithe sherbimeve ne varesi te saj, ku i udhezon qe te kryejne veprimet edhe per ata qytetare shqiptare qe kane pasaporta te skaduara.

Në shkresën e firmosur nga drejtori i përgjithshëm i emigracionit, Kostas Knitis, thuhet:

Në vazhdim të informimit përkatës nga ministria e jashtme, ju bëjmë me dije se pranohen nga shërbimet si dokumenta të vlefshme deri në 31.12.2020, gjithë pasaportat shqiptare që skadojnë brenda vitit 2020, në kuadër të amendamentit përkatës që qeverisë së Shqipërisë. Rrjedhimisht, qytetarë shqiptarë, posedues të këtyre pasaportave, mund të kryejnë veprime me shërbimet tuaja për të gjitha aktet që kanë të bëjnë me lejen e qëndrimit sipas dispozitave të ligjit 4251/2014.

Meqenese shume bashkatdhatare na thone se kane probleme ne sherbime te tjera publike, sic eshte KEP, le te provojne t'u tregojne shkresen, qe po e publikojme.

ME TE LEXUARAT