Festa e fundvitit në Times Square do të bëhet online

Bota
Festa e fundvitit në Times Square do të bëhet online

Në qytetin e New York këtë vit do të ndryshoj mënyra e zakonshme e festimit të festës së fundvitit e cila do të bëhet pa grumbuj njerëzish për shkak të pandemisë.

Siç është njoftuar nga organizatorët, këtë vit Times Square i cili më parë tejmbushej nga numri i madh i njerëzve që prisnin Vitin e Ri, do të rrethohet nga policë të cilët do të bllokojnë rrugën.

Times Square Alliance, e cila drejton ngjarjen çdo vit, deklaron se po punohet për krijimin e një aplikacioni, i cili do të bëjë të mundur transmetimin e numërimit të Vitit të Ri.

 “Do të ketë disa aktivitete të distancuara nga shoqëria në “Times Square”, por do të jetë kryesisht për transmetim te audienca”, tha Tim Tompkins, Presidenti i Aleancës Times Square, për New York Post.

Në Times Square çdo vit bëhet një festimet me të mëdha në botë për t'i dhënë lamtumirën vitit të vjetër dhe pritjen e Vitit të Ri dhe ky vit do të jetë një ndryshim drastik. Shumë persona që e prisnin këtë ditë tashmë do t'a kenë të pamundur për t'a realizuar këtë gjë pasi pandemia e COVID-19 e ka bërë të pamundur grumbullimin e njerëzve.

ME TE LEXUARAT