Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërmeti gjatë natës, Ministria e Mbrojtjes: Me thëllësi 20 km në veriperëndim të Cërrikut, s’ka dëme apo të lënduar

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar lidhur me tërmetin e regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

“Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet